Trajneri i Napolit, Karlo Ançeloti, tha se nuk ka rrezik në rrotacionin e skuadrës edhe pse ndërroi tetë lojtarë në formacion kundër Sassuolos, të cilën e mposhti 2-0 në Sao Paolo.

Tekniku italian ka përdorur 10 formacione të ndryshme në fillim  të këtij sezoni, duk eksperimentuar me lojtarë të ndryshëm.

“Kur ke lojtarë profesionist, nuk ka rrezik në rrotacion”, tha fillimisht Ançeloti. Ai shprehet se rrotacioni është i nevojshëm, pasi  çdo lojtari duhet t’i jepet mundësi për të treguar vlerat në fushën e lojës.

“Secili e jep maksimumin dhe e meriton të luajë, kështu që e kam mundësinë të bëjë rrotacion dhe të vendosi se cili prej talenteve të mi do të luajë. Ne luajtëm shumë mirë sot, edhe pse Sassuolo nuk ishte një kundërshtar i lehtë, por ne në fund e kontrolluam ndeshjen”, tha Ancelotti.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb