Fitorja e zgjedhjeve në Itali nga Qendra e djathtë, ku Giorgia Meloni do të jetë kryeministrja e re italiane është bërë sot temë bisede në emisionin ‘Open’ në ‘News24’.

Leonard Berberi, gazetar i ‘Corriere Della Sera’ tha se këto janë momente delikate në Itali për krijimin e qeverisë së re, ndërkohë që ka debate në publik sa i takon emrave të kabinetit qeveritar. Sipas gazetarit shqiptar do të jetë presidenti ai që do të zgjedhë se kush do e marrë mandatin që të krijojë qeverinë e re, që me shumë gjasa do të jetë në dorën e Melonit.

Berberi tha se në fund të tetorit, deri në fillim të nëntorit do të krijohet qeveria e re, ndërkohë që ka gjasa që Salvini mos t’i besohet posti i ministrit të Brendshëm.

“Këto janë momente delikate për krijimin e qeverisë së re. I takon presidentit që të zgjedhë cili nga politikanët duhet të marrë mandatin dhe të krijojë qeverinë e re. Nuk diskutohet që do të jetë Geordia Meloni. Ka pasur disa debate mediatike mes gazetarëve dhe partisë së Georgia Melonit, mbi rolin e Salvinit. Ka një pozitë delikate të Salvinit që pretendon të jetë ministër i Brendshëm. Por Meloni nuk është e kësaj ideje. Kohët janë të zgjatura, por Italia ka urgjencë për projektbuxhetin për 2023. Por midis fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit, pritet që të krijohet qeveria. Sondazhet 2 javë para zgjedhjeve, nuk lejohej publikimi i tyre. Por tregonin një rritje të ndikimit të partisë së Melonit. Ajo pati 1.4 mln vota në 2012 dhe në 2022 7.7 mln vota. Analistët e kanë analizuar fluksin e votave.

Ajo në 4 vitet e fundit ka qenë në opozitë. ‘La Lega’ ka qenë në maxhorancë dhe në qeverinë Drahgi ishin bashkë. Ndërkohë Meloni ishte në opozitë. Ajo parti që është në opozitë përfiton në fushata elektorale. Afrimi i krizës energjetike, është indikator që i çoi një pjesë të elektoratit që të votojë për Georgia Melonit. Ajo ka qenë ministre e Rinisë në qeverinë Berluskoni para disa vitesh. Kjo do të jetë hera e parë e ‘Frateli Di Italia’ që të jenë në një koalicion qeveritar.”, tha gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb