Bori, flamuj në duar dhe paradë makinash nëpër rrugët e Elbasanit.

Kjo është atmosfera e tanishme në qytet, pas fitores së Shqipërisë ndaj Hungarisë. Djemtë tanë kuqezi arritën të fitonin me rezultatin 1-0 ndaj hungarezëve, duke siguruar përkohësisht vendin e 2-të në tabelën e klasifikimit, me 9 pikë të grumbulluara në total.

Golin për përfaqësuesen shqiptare e shënoi sulmuesi Armando Broja. 20-vjeçari nuk e fshehu entuziazmin për golin, por karikoi dhe ekipin duke nënvizuar se ata të gjithë e kanë shijuar fitoren.

Ndërsa tekniku Edi Reja, është shprehur për mediat se të luash mirë nuk mjafton, e këtu iu referua ndeshjes ndaj Polonisë, ku ekipi edhe pse dhuroi paraqitje pozitive në fushë, nuk arriti të fitonte apo të dilte me pikë nga Polonia.

Megjithatë, italiani siguroi se Shqipëria do të luaj të gjitha shanset dhe se vlerësimet do të bëhen në fund.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb