ELBASAN-Fitorja 1¬0 e Shqipërisë ndaj Francës ka bërë jehonë në shtypin e huaj. Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar përballien mes Shqipërisë dhe Francës në “Elbasan Arena”, duke vënë theksin tek rezultatet në ngritje të Kombëtares shqiptare të futbollit dhe rezultateve zhgënjyese të arritura nga vendi organizator i “Euro 2016”.

Sipas shtypit të huaj, Franca humbi 1¬0 larg në Shqipëri në një performancë të topitur të shtunën, një humbje e tretë në katër ndeshjet e fundit. “Një vit para se Franca të presë Kampionatin Europian, ekipi i trajnerit Didier Deschamps ‘është duke luftuar”, duke humbur 4¬3 në shtëpi në Belgjikë fundjavën e kaluar. Shqipëria kaloi në epërsi në minutën e 43 të ndeshjes miqësore, kur mesfushori Ergys Kace bëni një goditje të shkëlqyer të lirë nga jashtë zonës së penalltisë në këndin e majtë”,¬shkruan “dailymail”.

“Le Monde”
Gazeta prestigjoze franceze “Le Monde”, kritikon kombëtaren franceze për lojë të dobët dhe pa fantazi në Shqipëri. Gazeta ngre dyshime për vazhdimin e Deshamp në krye të gjelave të Francës, ndërsa vlerëson golin e “bukur të Ergys Kaces nga një goditje e lirë dënimi”. “Shqipëria ka diktuar ndeshjen për shumicën e lojës në Elbasan, duke treguar shenja të përmirësimit të vazhdueshëm për të konkurruar drejt kualifikimit për Euro 2016.”,¬shkruan “The24”, ndërsa kritikon ekipin e Deshamp për rezultate të dobëta në takimet e fundit.

“The24”
Në tërësi mediat e huaja kënë vlerësuar performancën në rritje të ekipit shqiptar. Shumë jehonë i është bërë goli të realizuar nga Ergy Kace afër fundit të pjesës së parë nga një goditje dënimi. “Shqipëria kaloi në epërsi në minutën e 44¬të në miqësore, kur mesfushori Ergys Kace bëni një goditje të shkëlqyer të lirë nga jashtë zonës së penalltisë në këndin e majtë”,¬shkruan “thenational”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: