Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një prononcim për mediat falënderoi qytetarët e Korçës për fitoren e kandidatit të Partisë Socialiste, Sotiraq Filo në Bashkinë e Korçës.

Peleshi tha se me këtë rezultat ka fituar e gjithë Korça, teksa shtoi se PS ka ende punë për të bërë në Korçë dhe se programi i tyre është i duhuri.

“Jemi shquar si tren për qytetarinë, falënderoj numëruesit po ashtu. Kjo fitore nuk është triumf i tanëve kundër të atyre, por si fitore e të gjithëve. Së pari ka fituar Korça. Në shkollat tona do luajnë fëmijët e demokratëve dhe socialistëve. Nuk e ndajmë Shqipërinë me ngjyra. Të gjithë urojnë me Korçën dhe ne kemi vënë bast me historinë për të ndërtuar një shembull të shkëlqyer. Jemi gjenerata moderne dhe duhet ta bëjmë Korçën frymëzim’, u shpreh Peleshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: