Tirana është afër titullit kampion. Bardheblutë mundën 0-4 Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit. Pas 90 minutëshit, për Supersport foli trajneri i kryeqytetasve, Orges Shehi. Shehi prek tema të rëndësishme si trofeu i Superligës, merkato, apo edhe të rinjtë.

 

“Duhet të jemi profesionistë. Duhet të jemi gjithmonë profesionistë në fushë edhe me impenjim. Sot ishim të përqendruar në maksimum.

Titulli i parë në krye të një ekipi- Është ndjesi e mirë. Kam lënë sportin shumë vonë, kam drejtuar tre skuadra. Me Skënderbeun kam fituar Superkupën. Te Tirana e kemi ndërtuar vetë këtë ekip. Kjo është gjë e mirë sepse vjen me dominim.

Skënderbeu- Kam kaluar nëntë vite në Korçë, kam fituar shtatë tituj, dy Kupa dhe Superkupa. Në këtë stadium kemi shkruar historinë. Ndjesia është e keqe që korçarët janë në këto pozita.Të rinjtë- Të rinjtë janë pjesë e rëndësishme, ata që kemi marrë janë edhe të rinj. Kemi lojtarë nga Akademia.

Merkato– Emra nuk mund të jap. Kemi nevojë për përforcime. Jemi të fokusuar te lojtarët që luajnë jashtë, që të na vijnë në ndihmë. Pjesëmarrja në Evropë dhe shorti duan fat, skaudra është kompakte dhe kjo ka rëndësi. Ndoshta do kemi edhe largime” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb