Në Elbasan Arena, Partizani mori një triumf të rëndësishëm në kampionat. Të kuqtë fituan 3-1 me Teutën, me përmbysje. Golit të Ivanoviç për durrsakët, iu përgjigjën Skuka, Bitri dhe Mirosjaljev. Pas ndeshjes për mikrofonat e Gol pas Goli foli tekniku i kryeyqtetasve, Dritan Mehmeti.

 

“Përgëzoj lojtarët për karakterin që treguan sot. I falënderoj për shpirtin e garës. Jam i pakënaqur me fillimin e ndeshjes. Në aspektin psikologjik duhet të jemi në ritmin e duhur. Më vjen keq se kemi pësuar nga goditjet standarte.Objektivat? Gjatë gjithë kohës kam qenë i përqëndruar për t’i injektuar skuadrës mentalitetin e duhur. Partizani duhet patjetër të respektojë veten, të luftojmë deri në fund në të dyja frontet.

Albion Marku- Në pjesën e parë të kampionatit s’jemi rrezikuar nga goditjet standarte. Markun e futa në të majtë sepse kisha parasysh cilësitë e tij që është shumë i shpejt. U mundova që Grudën ta markoja me Markun. Ai e nisi keq ndeshjen, por u përmirësuar ndjeshëm. Kur barazuam, e çova në të djathtë për të sulmuar, ndërsa Sotës i dhashë detyra më shumë mbrojtëse.

Bitri- Unë mendoj që Bitri është një lojtar i Partizanit. Është rikthyer në shtëpi. I dimë cilësitë e tij. Më vjen mirë sepse ka gjetur formën.

Skuka-  Ai është lojtar i fituar. Jam kërkues ndaj tij sepse nuk duhet vetëm goli, por duhet të jetë më shumë impenjativ. Duhet të kuptojmë se vjen nga liga e parë dhe ritmi i Superligës është më i lartë.

Vllaznia- Sa i përket Vllaznisë, jam fokusuar shumë te skuadra ime. Fitorja jonë sot jep një entuziazëm. Do të jetë një histori tjetër në Kupë. Me një tifozëri që ka Vllaznia besoj se do të ketë histori tjetër” – tha ai.

Partizani renditet e katërta, me 41 pikë.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb