Një fitore e pastër në start, kundër një përfaqësuese si Gjermania dhe në një grup të tillë, padiskutim është një arsye e madhe për të festuar. Dider Deschamps nuk e sheh aspak, për të kjo ishte një fitore e madhe dhe shumë përcaktuese: Luajtëm një ndeshje të madhe, kundër një rivali të fortë.

Nuk ishim larg golit të dytë që do e bënte ndeshjen më të lehtë, por nuk vuajtëm shumë në fraksionin e dytë.

Përballë kishim një rival të fortë por ne luajtëm me talent dhe me cilësi, mos harrojmë ishte dhe një penallti që mund të jepej, u shpreh Deschamps në konferencë për shtyp duke shtuar:

“E dija që lojtarët e mi ishin gati, ishin të gjithë gati dhe të gjithë luftuan. Kjo ndeshje mund të ishte edhe një gjysmëfinale apo një finale, gjithsesi të marrësh 3 pikë në një grup si i joni, përballë Gjermanisë në Mynih është shumë e rëndësishme, nuk është kurrë e lehtë. Mbappe? Ai është aq i shpejtë se e ka luksin edhe të niset me vonesë për të mos u kapur në pozicion jashtë loje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb