Shqipëria ka fituar në sfidën e sotme ndaj Hungarisë me rezultatin 1-0. Goli për kuqezinjtë u shënua në minutat e fundit të takimit, nga sulmuesi Armando Broja.

Shkodrani, depërtoi mjaft mirë në zonë dhe me një goditje potente arriti të mposhte portierin kundërshtar, duke mbajtur të gjalla shpresat për një kualifikim për në kampionatin Botëror 2022.

Për këtë fitore, ka reaguar dhe Presidenti Ilir Meta. Kreu i Shtetit, teksa ka publikuar disa foto të sfidës, shkruan se kjo ishte një fitore e merituar e që rikthen ëndrrën e madhe.

“Një fitore e shumëpritur, që rikthen ëndrrën e madhe! Urime kuqezinjve!”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb