Nënkryetari i LSDM, Muhamed Zeqiri i ftuar në një lidhje me skype në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në Neës24 ka thënë se partia e tij do të fillojë negociatat për koalicionin qeverisës menjëherë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar.

Sipas Zeqirit ndryshimi nga ai jozyrtar mund të jetë 1 ose e shumta 2 mandate. Ndërkohë ai ka theksuar se LSDM ka marrë mbështetjen e shqiptarëve edhe pse jo duke bërë të ditur shifrën, edhe në zona të pastra shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

 

”Fillimisht t’i themi rezultatet e para që i ka konfirmuar Komisioni. LSDM do të ketë 46 deputetë, VMRO- DPMNE 44, BDI 15, Alternativa dhe ASH 12 deputetë, PDSH 1 deputet, dhe e Majta, një parti e re fashiste do të ketë 2 deputetë. Mund të ketë ndryshim prej 1-2 mandatesh.

Do të presim rezultatin final dhe do të bëjmë edhe negociatat. Do të duhet kohë. Kanë filluar sot afatet për ankimimet, dhe nga ato afate vendoset. Pasi të shpallet rezultati atëhere fillojnë negociatat. Nuk dihet sa shqiptarë votuan për LSDM. Do bëhet e qartë si ka qenë përkrahja por në çdo zonë shqiptare kemi marrë vota, emadje dhe në zona të pastra shqiptare. Prej pandemisë dalja ka qenë më e ulje. Ka rënë pjesëmarrja në zona me maqedonasë, kurse tek elektorati shqiptar ka qenë në rritje. Dhe rezultoi që shqiptarët të kenë numër rekord deputetësh.”- tha Zeqiri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb