Ish- futbollit dhe trajneri i Korabit, Klevis Dalipi i ftuar në “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në News24, ka thënë se Luftëtari nuk është test i vërtetë për Partizanin pas fitores tenistike sot 8-1.

Dalipi thotë se Partizani është me fat që luajti ndaj dy skuadrave që tashmë ‘de facto’ kanë rënë nga Superliga por bën apel që trajnerit aktual Sormanit t’i lihet kohë.

Ai nuk e kupton pse duan ta largojnë Sormanin por thotë se rezultatet për Partizanin do të vijnë nëse i marrin një nga një ndeshjet.

“Pashë një Luftëtar me shumë shkëputje në reparte. Nuk është test i vërtetë për të parë Partizanin. Mund të themi që iu qëlloi me fat që do të luajnë me 2 skuadra të rëna, edhe pse do të japin maksimumin për t’u promovuar. Partizani ka një staf të përgatitur, pavarësisht se shumë njerëz i kanë dalë kundër Sormanit.

Ka cilësi si trajner, por duhet t’i japin kohë. A e morën në janar me madhështi për projekt afatgjat dhe akademinë e Partizanit? Pse janë këto mendime të dëshpëruara që duan ta largojnë. Rezultatet do të vijnë. Këto ndeshje janë përcaktuese. Nëse ia dalin t’i marrin ndeshjet një nga një. Në ndeshje derbin nuk ka rivalë.

Është një ndeshje mes dy armikeve të përjetshme për sa i përket futbollit shqiptar. Dy skuadrat do të japin më të mirën në derbi”, u shpreh Dalipi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb