KORCE – Ambasadori francez, Bernard Fitousse thekson se deri tani Shqipëria nuk është një vend pritës i emigrantëve sirianë, por në rast se ata kalojnë nga Shqipëria do të ketë bisedime konkrete me autoritetet për gjendjen e mundësive të kalimit të tyre dhe të qëndrimit qoftë dhe tranzit në vendin tonë.

Gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e përkujtimit të 640 ushtarëve francezë, të rënë gjatë Luftës së Parë botërore në Korçë, ambasadori Fitousse tha: “Për momentin nuk flitet për Shqipërinë si vend pritës. Me pak fjale nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë”.

“Qëndrimi e BE-së është shumë i thjeshtë. Po përballojmë një krizë të përmasave të mëdha. Ka të bëjë me refugjatë politikë për arsye të luftës të cilët janë të detyruar të lënë vendet e tyre. Tani mes Europës dhe vendeve nga kalojnë emigrantët kanë filluar bisedimet për gjendjen e mundësive të kalimit të tyre, por dhe të qëndrimit qoftë dhe tranzit në këto vende ballkanike. Pasi vendet ballkanike janë në rrugën që kalojnë refugjatët politike. Por nëse emigrantët kalojnë nga Shqipëria do të ketë bisedime konkrete edhe me këtë vend, por tani për tani akoma nuk është marrë asnjë vendim. Më duhet të them se Greqia dhe Maqedonia e kanë bërë shumë mirë punën e solidaritetit deri në këto momente me emigrantët.”- tha ambasadori francez Fitousse.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb