“Ishte një ndeshje kyçe, edhe pse ndeshja më e rëndësishme luhet të mërkurën kundër Shakthar”. Me këto fjalë Simone Inzaghi harron shpejt suksesin përballë Napoli që i fut edhe një herë në garën për titull por nuk harron të theksojë se mposhtën një ekip shumë të fortë dhe me meritë: “Duhet të vazhdojmë kështu. Jemi të vetëdijshëm se na pret një rrugëtim i rëndësishëm. Për momentin kemi Champions në mëndje sepse tifozët tanë e meritojmë të ecim përpara. Të mërkurën kemi një shans të mirë, duhet të shohim ndeshje pas ndeshje. Kemi lënë disa pikë në kampionat sepse Champions për ne ka qenë shumë i rëndësishëm”, theksoi Inzaghi në konferencë për shtyp.

Osimen
Osimen

Në “San Siro”, Napoli pësoi jo vetëm humbjen e parë sezonale, por ajo që shqetëson më shumë është dëmtimi i Osimhen. Sulmuesi ka pësuar një frakturë në mollëzën e majtë dhe është i detyruar ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale”, njofton klubi i Napolit. Sipas mediave italiane, Osimhen pritet të mungojë për rreth një muaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb