Mohamed Salah me sezonin e jashtëzakonshëm te Liverpool me siguri që do t’i shtojë kombëtares së tij mjaft tifozë në Botëror, pasi kureshtja për të parë 25-vjeçarin është e madhe.
Po për momentin ende nuk dihet nëse ai do të jetë në ndeshjet e para për Egjiptin për shkak të dëmtimit që pësoi në finalen e “Champions League”.
Mbrëmë Egjipti u mund thellë 3-0 nga Belgjika në miqësore, por për Eden Hazard kjo ndodhi edhe pse në fushë nuk ishte ish-shoku i tij te Chelsea, Mo Salah.
Belgu për ‘Fot Mob’ ka deklaruar: “Ne jemi të kënaqur që mposhtëm Egjiptin 3-0. I uroj Salah më të mirat dhe shpresoj të rikthehet.
Unë do të mbështes Egjiptin në Botëror për të. Egjipti është shumë ndryshe pa Salah , por ata performuan mirë me linjat kompakte. Loja e tyre është e ngjashme me atë të Tunizisë.
Kam folur me Salah pas finales së “Champions League” dhe i kam dërguar atij mesazhe. Siç e thashë ai është shoku im dhe dua ta shoh atë në Botëror.”
(e.k/BalkanWeb)