Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka komentuar suksesin 3-0 të blaugranëve në fushën e Sevilla-s, në ndeshjen e fundit të luajtur në La Liga. Trajneri kishte fjalë të mira për të gjithë ekipin, por në veçanti për Robert Lewandowski:

“U futëm mirë në lojë, e lëviznim topin më shpejt dhe zumë gjysmën e fushës kundërshtare. Në përgjithësi zhvilluam një lojë shumë të mirë. Ne dominuam dhe patëm raste për të shënuar më shumë gola. Skuadra është në një pozicion dhe moment të mirë.

Fitorja 3-0 në Sevilla është një shenjë e mirë. Nuk e prisnim një 4-4-2, në formë diamanti në mes të fushës. Pedri, Gavi dhe Busquets funksionuan shumë mirë. Ndonjëherë një qendërmbrojtës duhej të mendonte për Iscon. Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, gjithashtu shumë fizike, ku mesfushës iu desh të punonte shumë”.

Trajneri i katalanasve vazhdoi lavdet për Lewandowski, ende duke shënuar: “Nuk ka të bëjë vetëm me shënimin e golave, por si arrin të luajë topin, të kontrollojë situatën, të marrë vendimet e duhura. Ai e trajton mirë presionin.

Robert është një lojtar fantastik. Na ndihmon shumë, ka aftësi drejtuese. Ai i ndihmon të gjithë. Një fitues dhe në të njëjtën kohë është shumë modest. Është fantastike që e kemi në ekipin tonë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb