TIRANE

Pas deklaratës së Ministrisë së Financave në lidhje me çështjen e privatizimit të zonës së ish-Serës tek Unaza e Re, vjen një deklaratë nga Partia Demokratike. Kjo e fundit përmes një njoftimi thekson se është e provuar me dokumente se “Inerte Ekspres” i përket Edmond Begos, sipas tyre mikut të Taulant Ballës.

Po ashtu PD thekson se nga kjo kompani janë bërë 4 pagesa për llogari të Ministrisë së Financave përpara se ajo të lidhte kontratën e privatizimit.

“A ka pjesë Arben Ahmetaj në projektin rezidencial 60 milionë euro që zhvendosi Lanën me firmën e Ramës dhe Veliajt?”, thuhet në reagimin e PD.

Sot Ministria e Financave deklaroi se fituesi i vërtetë nuk është Edmond Bego, siç u shpreh më herët Partia Demokratike, por trashëgimtarët Pinari. Kujtojmë se pak ditë më parë në emër të PD-së, deputetja Jorida Tabaku bëri me dije se Ahmetaj ka firmosur në vitin 2016 për privatizimin e zonës së ish-Serës, për të favorizuar më pas biznesmenin Edmond Bego.

B6539a02 1eef 4456 A624 36ffab37f27a
B6539a02 1eef 4456 A624 36ffab37f27a

REAGIM I PARTISE DEMOKRATIKE
Arben Ahmetaj bëri budallain për të mbuluar me burokraci të të vërtetën se ishte trafikanti Edmond Bego ai që i pagoi Ministrisë së Financave 1.5 milionë euro për privatizimin e ish serave.
Është e provuar se “Inerte Ekspres” i përket plotësisht mikut të Taulant Ballës dhe se, nëpërmjet saj, janë bërë 4 pagesa për llogari të Ministrisë së Financave përpara se ajo të lidhte kontratën e privatizimit.
Arben Ahmetaj mund të nxjerrë arkivin e Ministrisë së Financave, që nga krijimi i saj, por nuk mund të fshehë dot faktin se ai e privatizoi pronën vetëm pasi trafikanti i drogës mori përsipër të mbyllë procedurën e privatizimit.
A ka pjesë Arben Ahmetaj në projektin rezidencial 60 milionë euro që zhvendosi Lanën me firmën e Ramës dhe Veliajt?

Përgjigja për këtë pyetje është vetëm çështje kohe.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: