Atletico Madrid është shpallur ditën e djeshme kampione e Spanjës, për herë të 11 në historinë e klubit dhe të dytën në drejtimin e teknikut Diego Simeone.

“El Cholconeros “, mundën në transfertë Real Valladolid, duke u shpallur kështu kampione e “La Liga”. Fill pas kësaj, mijëra tifozë pushtuan qendrën e Madridit për të festuar trofeun historik, por fatkeqësisht, kjo festë është kthyer në tragjedi.

Mediat e huaja raportojnë se një tifoz, 14-vjeçar ka gjetur vdekjen pas festimeve në Madrid.

I mituri ka festuar duke qëndruar me trupin jashtë një makine në sheshin kryesor të kryeqytetit, po u përplas për vdekje pasi goditi një mur. Lajmi tragjik sigurisht që ka sfumuar festën e madhe të “Los Colchoneros”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb