Ditën e sotme në FunClub, moderatorja Megi Pojani ka zgjedhur të shkojë tek një astrologe në mënyrë që të mësoj më shumë në lidhje me banorët e Big Brother dhe se si do të shkojë finalja e madhe.

Astrologia pretendon se gjasat për fituesin e këtij edicioni ndahen 50-50 mes Luizit dhe Efit, por se fitues sheh Luizin.

Ndërkohë sa i përket lidhjes së dashurisë mes Luizit e Kiarës, astrologia shprehet se sheh një dashuri të vërtetë nga ana e Luizit, por se një gjë të tillë nuk e sheh nga Kiara.

“Dashuria e Luizit për Kiarën është e vërtetë, ndërsa Kiara nuk e ka dashuri të vërtetë. Edhe nëse ndodh ndarja ka për të ndodhur prej saj”, shprehet ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: