Eurovision tashmë ka mbarur, po jo komentet e ndjekësve të këtij edicioni. Përtej komenteve pozitive e negative qoftë edhe nga publiku shqiptar, ka një tjetër element që ka rënë në sy së fundmi nga ky eveniment. Bëhet fjalë për një foto të publikuar në rrjetin social “Facebook” nga vetë fituesi i Eurovision 2015, Mans Zelmerlow, i cili përfaqësoi Suedinë me këngën “Heroes”.

Në këtë foto ai shfaqet duke pushuar shtrirë në një kolltuk, me këmbët e vendosura një mbi një, por ama … të vendosura mbi flamurin e Shqipërisë.

Më gjasë, flamuri Kuqezi do jetë lënë aty nga ndonjë pjesëtar i delegacionit shqiptar gjatë provave që bënin këngëtarët, por kjo me sa duket nuk e ka penguar këngëtarin suedez të bëjë foton e tij.

Madje ai e ka publikuar në “FB” duke shkruar “Duke u përpjekur të injoroj faktin e 26 delegacione po bëjnë prova pranë meje”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb