Me triumfin në “Do Dragao”, Thomas Tuchel bëhet trajneri i parë në historinë e Champions League që shkarkohet në mes të sezonit, nga PSG, dhe më pas emërohet në krye të një ekipi tjetër, Chelsea, për të festuar në fund të po këtij viti me trofeun e Champions në duar. Ky është një rekord i veçantë pasi Tuchel një vit më parë ishte po në Portugali, kur humbi përballë Bayern Munich, nuk u dorëzua dhe arriti atë që shumë pak veta e imagjinonin. Duke qëndruar tek rekordet, Pep Guardiola ka tashmë një tjetër makth pas Jurgen Klopp, tekniku gjerman bëhet trajneri i dytë që thyen plot tre herë spanjollin brenda një sezoni, e bëri gjithçka të tillë në gjysmëfinalen e FA Cup, e bënë në fund të sezonit në Premier League dhe në fund e mposhti edhe në finalen e Champions.

Historia e Thucel është një histori frymëzuese dhe suksesi, menjëherë pasi u shkarkua nga PSG, për një intervistë që nuk i pëlqeu drejtuesve, mori drejtimin e Chelsea, një ekipi jashtë çdo objektivi. Gjermani punojë jashtëzakonisht shumë duke i dhënë këtij grupi shpirtin e duhur dhe egon e një skuadre të madhe, besuan deri në fund, së bashku me Thiago Silva, kapitenin e tij një vit më parë tek PSG, u rikthyen në finale dhe arritën të triumfonin duke i dhuruar bluve trofeun e dytë në histori.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb