Fituesi i dyfishtë olimpik i medaljeve të argjendta në çiklizëm, australiani Jack Bobridge (29 vjeç) u dënua me mbi katër vite burg pasi u shpall fajtor për shitje të drogës.

Bobridge me çiklizëm nuk merret që nga viti 2016 pas pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike në Rio de Zhaneiro.

Ai ishte pjesë e skuadrës australiane, i cili fitoi medalje të argjendtë në Lojërat në Rio de Zhaneiro dhe katër vite më parë në Londër. Po ashtu ai ka fituar dy medalje ari në kampionatet botërore në garat individuale dhe ato në ekip

Bobridge u dënua të premten nga Gjykata në Perth për shpërndarjen e ekstazëve një miku të tij në periudhën nga marsi deri në gusht të vitit 2017. Ai u dënua me katër vite e gjysmë burg, por ka të drejtën e lirimit me kusht.

Gjatë dëshmisë Bobrgidge zbuloi dhe dy çiklistë australianë përdorues të drogës, por me vendim të gjykatës emrat e tyre nuk u bënë të ditur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb