Aktivistja irakiane, Nadia Murad që ka fituar çmimin Nobel për Paqe këtë vit, për përpjekjet për t’i dhënë fund dhunës seksuale si armë e luftës, ka deklarauar se me paratë e fituara do të ndërtojë një spital në vendin ku jeton për viktimat e dhunës seksuale.

Murad, që ishte skllavëruar nga Shteti Islamik, i bëri këto komente para qytetarëve në vendlindjen e saj në Sinjar të Irakut.

“Me paratë që kam fituar do të ndërtoj një spital në Sinjar për të shëruar të sëmurët, kryesisht gratë e vetme dhe ato që janë ekspozuar ndaj dhunës seksuale nga militantët e Shtetit Islamik”, tha Murad.

Ajo tha se do të fillojë të kontaktojë organizatat humanitare së shpejti për të filluar punën.

Murad ka pranuar çmimin prej 1 milion dollarësh së bashku me doktorin Denis Mukëege, për përpjekjet për t’i dhënë fund dhunës seksuale.

Muradishte në mesin e 7,000 grave dhe vajzave që ishin kapur dhe ishin skllavëruar seksualisht nga luftëtarët e Shtetit Islamik më 2014. Ajo kishte arritur të ikte dhe ishte gjetur si refugjate në Gjermani, ku zhvilloi fushatë për të ndihmuar komunitetin Jazidi, raporton rel.

Më shumë se 3,000 pjesëtarë të komunitetit jazidi jane vrarë në Irak më 2014.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb