ITALI

Policia e kufirit të Fiumicino ka arrestuar një italian me precedent penal për lënde narkotike dhe rezistencë ndaj policisë.
Këtë herë ai është kapur nga telekamerat e aeroportit teksa i vidhte para një qytetari pakistanez.

Duke përfituar nga një moment shpërqendrimi i pasagjerit tjetër, ai ka arritur t’i marrë dy topa me para respektivisht njëra 3 mijë dhe 5 mijë euro, të deklaruara më parë dhe të vendosura në kutitë e kontrollit.

Italiani- që në video ka veshur një bluze rozë të lehtë- shihet teksa merr tufat me para në minutën 1.00 në video.

Burri është ndaluar teksa hipte në avionin e drejtuar në Rusi, pasi fshehu paratë në një banjo të aeroportit, me qëllimin për t’i marrë kur të kthehej. Ai është arrestuar dhe dënuar me një vit.

Paratë i janë kthyer të zotit dhe agjentët kanë thënë për mediat se pakistanezit këto para i duheshin për të paguar kurimet mjekësore të një të afërmi.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb