Dy shkrimtarë shqiptarë kanë mbajtur një bisedë ku kanë folur për fjalët kundër heshtjes dhe letërsinë mes ideologjisë dhe identitetit.

Arian Leka dhe Lindita Arapi biseduan në Qendrën Gëte, duke sjellë koncepte të jetës mes kulturave- parë nga dy qasje të ndryshme të dy autorëve që jetojnë realitete te ndyrshme.

LINDITA ARAPI: Kur vij nga Gjermania në Shqipëri, është ndryshim i gjendjes së brendshme. Unë vij nga qetësia dhe më duhet të mësohem me zhurmën e gjallërinë e Tiranës. Më duhet të ndryshoj veteveten. Jam vazhdimisht në një modalitet përkthimi, të përkthej gjendjen time shpirtërore vazhdimisht. Dhe kjo qetësi mund të kthehet në heshtje, një heshtje që mund të kthehej në një protestë të heshtur.

ARIAN LEKA: Hajnrih Bel ka një tregim ku thotë se në kulmin e bombardimit me ideologjinë, një punonjës i radios, i çmendur nga ideologjia fillon të presë shiritat magnetikë, dhe të koleksionojë heshtjet. Mendoj se një nga format më të rënda të ndëshkimit të një shoqërie është ndëshkimi me heshtje. Më i rëndë se burgu, më i rëndë se dënimi me vdekje, kur një shoqëri ndëshkon veten, apo indidvidët e saj me heshthje. Dënohet të mos ketë zë.

Pas perceptimeve mbi heshtjet, të dy shkrimtarët u ndalën te identiteti dhe barrët identitare dhe pyetjet që shqetësojnë ndërgjegjet kur janë në atdhe a larg atdheut.

ARIAN LEKA: Humbasim apo pasurohemi me identitet kur lëshojmë një pjesë e marrim të tjera. Për të mos e konsideruar identitetin si një strukturë autonome të vetëmjahstueshme, po si një qenie me shumë përbërës që vazhdimisht lëshon diçka për të përfituar diçka tjetër.

LINDITA ARAPI: Pas krizës së identitetit, në momentin që heq dorë nga kërkimi i atdheut që ke lënë pas, vjen një moment tjetër. Kur heq dorë nga kërkimi, ti arrin të krijosh një identitet të ri, që mund të mos jetë shqiptaro-gjerman, por hibrid.

Lindita Arapi është një shkrimtare shqiptare që jeton në Gjermani ndërsa Arian Leka jeton në Shqipëri. Biseda mes tyre u ndërtua mbi përvojat dhe krijimtaritë e të dyve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb