NGA ARTAN FUGA*

Shihni sa çfarë ndodh në gjuhën e përditshme të popullit, të mediave dhe politikanëve :
Fjalët e mëposhtme pasi u përdorën nja dhjetë vjet, kanë një dekadë që janë lënë në harresë.
Pothuajse nuk përdoren më ose shumë rrallë. I përdorim ne në mêsim dhe vetëm kaq. Duken sikur jep mësqim ndonjë gjuhë të huaj. Auditori nuk i merr seriozisht dhe sheh me sy ironik.
Po të pyesêsh në popull se cfarë janë këto fjalë, askush nuk e di më. Por, edhe nga elitat politike, po ti marrësh në provim universitar filozofie politike, jam i bindur se 95 përqind i ngel në provim qysh vitin e parë. Poqese nuk del e vërtetë jam gati të dorëzoj çelësat e makinës që nuk kam, të motoçikletës, të banesës, të zyrës, si edhe çelësin USB të kompjuterit.
Me një fjalë ne ecim për diku pa ditur as emrin e veprimit, pra as fjalët që na duhen për ta shprehur një qëllim.

Ja fjalët e dalë boje :
– Demokraci : e harruar.
– Shtet i së drejtës : e harruar
– Barazi e qytetarëve përpara ligjit : e harruar
– Qytetar : e harruar
– Konkurrencë e ndershme : e harruar
– Zgjedhja të lira dhe të barabarta : e harruar
– I zgjedhur i popullit (përfaqësues i popullit) : e harruar
– Ndarje pushtetesh : e harruar
– Shanse të barabarta : e harruar
– Mirëqënie ; e harruar
– Identitet europian : e harruar
– Shtet laik ; e harruar
– E drejtë fjale : e harruar
– Bashkim kombëtar : e harruar

E dini si duket? Sikur ne aty nga fillimi i viteve 90, nën presionin e urisë, ndikimin e mediave të huaja, nën shembullin e vendeve të tjera europiane, u nisëm të ndërtojmë një gjuhë dhe realitet të ri demokratik, por pasi patëm një energji dhjetvjeçare shkuam përsëri në fis, në gjuhën e vjet me kopukë e me hajdutë, me burg e me policë, me vrasës dhe të vrarë, tritol, drogë, kambist, me udhëheqësa dhe parti politike, pra u kthyem te gjuha e vjetër.

Mos kishte të drejtë Monteskjë kur shkruante se shumë pak popuj duan lirinë si vlerë politike, pjesa tjetër ngatërron kryengritjen për të mbushur barkun me bukë me revoltën për liri.
Nuk është kollaj as të jesh i lirë, as të jesh gati ta duash lirinë.

Dhe Qenan K. që më pëshpërit te vesh duke më qethur: Cfarë thua more zotni, ne akoma flasim me lekët e vjetra!!!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb