Kryeministri Edi Rama është përplasur sot në emisionin “Open” me analistin Andi Bushati.

Kreu i qeverisë tha se fjalën vjedhje dhe shpifje, nuk mund t’ia thotë në sy dhe e akuzoi Bushatin se bën rolin e gjykatësit dhe prokurorit.

Debati

Bushati: Sa të papunë kemi tani? Për këtë nuk po më përgjigjeni dhe po futeni në cic-mice të pavlera. Po takojmë shqiptar që thonë se jemi papunë.

Rama: Nuk janë cic-mice. Po pra po, ti për shqiptarët punon.

Bushati: Unë as nuk i kam vjedhur.

Rama: Vjedhje dhe krim ti e ke në majë të gjuhës, por mua nuk ma thua dot.

Bushati: Nuk më bën nder duke mu dejtuar me ti.

Rama: Ti nuk e meriton junë, time.

Bushati: Është çështje edukate, jo personale. E morëm vesh që s’ka një paketë tretë. Edhe ato që janë të papunë e morën përgjigjen.

Rama: Po ushqen anën ekonomike të revolucionit.

Bushati: Nuk do ushqej krahun e oligarkëve.

Rama: Hapni fjalorin dhe shikojeni se çfarë do të thotë oligark.

Bushati:
Kur s’ke argumeta vazhdon me barceleta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: