Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me kryetarët e Bashkive në Kryeministri për situatën e menaxhimit dhe vendgrumbullimit të mbetjeve.

Rama theksoi se asnjë buxhet bashkiak nuk do të kalojë nëse nuk do të llogaritet pastrimi, ndërsa u tregua i prerë se do të ketë edhe sanksione.

Ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht, por fjalët  janë drejt fundit. Ligji parashikon qartë që kryetarët  bashkisë janë përgjegjës dhe bashkitë sanksionohen financiarisht. Do të ecim edhe me sanksione, do të shkojnë deri në marrjen administrim të Bashkisë. Ky do të jetë fundi i rrugëtimi të përbashkët nëse nuk do të gjejmë partner duhur që të garantojnë që Shqipëria në sezonin e ardhshëm të je shembull i pastërtisë dhe këtë e them për të gjitha zonat”, tha Rama.

 

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

“Ka ndërmarrje të mbingarkuar me njerëz që marrin rroga kot, ndërkohë që në vit rritet borxhi. Kjo është bërë temë tjetër. Sot që po  përgatiten buxhetet është me rëndësi që të gjithë të jenë të qartë se asnjë buxhet bashkiak nuk do ta kalojë dot filtrin e prefektit. Në këtë proces ka edhe specifika, ka Bashki që kanë vështirësi të caktuar, por kur Bashkia e Lezhë ngrihet dhe çon mbetjet në Bushat, nuk kas asnjë tjetër këtu të thotë jo se është larg…Unë e kuptoj shumë mirë që në fazën e sezonit bashkitë bregdetare duhet të prodhojnë një volum që është më i lartë në raport me mundësitë që kanë.

Por për çfarë përdoren paratë që jepen për administrimin mizerabël të plazheve? Ku shkojnë ato para? Si shpjegohet që pasi plazhet u jepen në administrim privateve , vendosin vetëm shezlongët , vënë edhe tarifat dhe rëra apo zalli janë mbushur me letra, cigare,etj…Kush i ka këta, i kanë ata por përse nuk pastrojnë? Llogaritur me hapat që kemi bërë kemi ende shumë larg .  Shoh çfarë ndodh me Himarën që është ka një fluks të jashtëzakonshme njerëzish gjatë sezonit dhe në darkë duhet të ecësh përmes kazanëve të stërmbushur me plehrave dhe duhet të bashkëjetosh me muzikën në kupë të qiellit dhe erën e rëndë.

Do të vendosim një buxhet të veçantë për bregdetin, do ta ndajmë barrën, një pjesë do ta mbajë Bashkia një pjesë do ta mbështesë qeveria, por nëse kryetarët e Bashkive nuk bëjnë atë që bën kryetari i bashkisë Lezhë, problemi nuk do zgjidhet.

Ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht, por fjalët  janë drejt fundit. Ligji parashikon qartë që kryetarët bashkisë janë përgjegjës dhe bashkitë sanksionohen financiarisht për veprime, Do të ecim edhe me sanksione do të shkojnë deri në marrjen administrim të Bashkisë. Ky do të jetë fundi i rrugëtimi të përbashkët nëse nuk do të gjejmë partnerët e duhur që të garantojnë që Shqipëria në sezonin e ardhshëm të jetë shembull i pastërtisë dhe këtë e them për të gjitha zonat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: