Dinamo luan ndeshjen e radhës në kampionat përballë një rivali direkt si Kastrioti. Në prag të kësaj ndeshjeje ka folur dhe Bledi Shkëmbi. Trajneri foli për kundërshtarin e radhës, por dha dhe një replikë për legjendën Sulejman Demollari, i cili i konsideroi kryeqytetasit si skuadër amatorësh.

Faza e dytë – “E drejtë nuk kemi pasur to rezultate dhe pikë që ne kërkonim, pavarësisht problemeve që kemi pasur, jam i bindur që skuadra është e ndryshme nga ajo e sezonit që kaloi dhe kam besim që pikët do të vinë sepse mendoj atë çka kemi dhënë në fushë si kemi luajtur dhe meritonim ndonjë pikë më shumë, por futbolli kështu është dhe ne e dimë.”

Ndeshja me Kastriotit – “Është një kundërshtar shumë specifik, që në çdo ndeshje jep mirë. Është e drejtë që ne na duhen pikët, kemi fituar dy ndeshje dhe mendoj se ne jemi më mirë.

Mbijetesa – Nuk mendoj se ne do të kemi rrezik për të luftuar për mbijetesë, ne duam të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe të ngjitemi sa më lartë dhe e dimë që kjo bëhet duke fituar ndeshje, pavarësisht që nuk fituam ndaj Egnatias, nuk arritëm ta bëjmë por shpresoj ta bëjmë nesër.”

Merkatoja – “Të tre këta lojtarë po vijnë nga dita në ditë duke u rritur, akoma nuk janë në 100% po na ndihmojnë shumë dhe po bëjnë stërvitje që të vijnë në formë. Sidomos Lilaj mendoj që po bën shumë mirë, Rexhinaldo ka një program të vetin, por kemi pasur dhe probleme shëndetësore me Imamin që tani është kthyer edhe Sofranak nuk është në gjendje, por megjithatë nuk duhet të justifikohemi.”

Kritikat e Demollarit – “Janë fjalët e një emri të madh të futbollit shqiptar, unë personalisht për të bërë më të mirën, kushdo që flet ne duhet ta shohim si mësim nga kushdo, e jo më Demollari, pasi futbolli flitet në fushë dhe jo nëpër deklarata.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb