Andrea Agnelli ka thënë fjalën e tij në mbledhjen e fundit si President i klubit të Juventusit. Agnelli shprehet se vendimi për largimin nuk ka qenë aspak i lehtë.

“Largimi nuk ishte një vendim aspak i lehtë. Gjithmonë kam punuar shumë për të marrë rezultatet maksimale. Juventus vjen para së gjithash dhe ne na duhet të mbrojmë interesat e klubit. Jam i bindur se kam bërë mirë në këto vite si president i klubit. Rezultatet e arritura ishin të jashtëzakonshme dhe vendimi për të bërë një hap pas tani ishte i nevojshëm” –Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: