Kylian Mbappe rinovoi me PSG deri në vitin 2025. Sulmuesi francez vendosi të vijojë bashkëpunimin me kampionët e Ligue 1 dhe në fjalët e para pas arritjes së marrëveshjes, emocionet dhe falënderimet ishin prezente gjatë gjithë kohës.

“Doja të njoftoja se kam zgjedhur të vazhdoj kontratën time me Paris Saint-Germain dhe sigurisht që jam shumë i lumtur për këtë. Jam i bindur se këtu mund të vazhdoj të rritem brenda një klubi që i jep vetes të gjitha mjetet për të performuar në nivelet më të larta. Jam gjithashtu shumë i lumtur që mund të vazhdoj të evoluoj në Francë, vendi ku linda dhe u rrita.

 

Capture
Capture

Dëshiroj të falënderoj Presidentin Nasser Al-Khelaïfi për besimin, mirëkuptimin dhe durimin. Gjithashtu kam një përqafim për të gjithë mbështetësit e Paris Saint-Germain, në Francë dhe në mbarë botën, për dashurinë e panumërt, veçanërisht muajt e fundit. Së bashku, të bashkuar dhe ambicioz do të bëjmë gjëra magjike” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: