Transferimi i shekullit! Lionel Messi u prezantua te skuadra e PSG-së. 6 herë fituesi i “Topit të Artë” doli para mediave në sallën e konferencës për shtyp në stadiumin “Parc des Princes” dhe mes të tjerave tha:

“Gjithçka që më ka ndodhur javën e fundit, ishte e vështirë, e papritur, por në të njëjtën kohë, shumë e shpejtë. Ka shumë entuziazëm. Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Unë duhet t’i kem asimiluar të gjitha këto ndjenja për një javë. Ne bëmë atë që mundëm.

Në Barcelonë, sapo u lançua njoftimi për shtyp, tifozët jashtë! Është çmenduri. Shpresoj se mund ta shijoj shumë këtë stadium dhe qytet. Dhe shpresoj se do të jetë një sezon i mrekullueshëm.

Detajet e vogla do të bëjnë diferencën. Ne e dimë se sa e vështirë është Liga e Kampionëve, edhe PSG-ja gjithashtu. Duke qenë shumë afër fitimit të tij, është gjithmonë e vështirë. Duhet një grup i bashkuar, i fortë. Edhe pak fat, sepse ky është një faktor përcaktues. Jo gjithmonë fiton më i miri.

Mendoj se po vij në një ekip të suksesshëm. Unë mund të ndihmoj skuadrën duke u përpjekur të jap maksimumin tim. Ëndrra ime është të jem në gjendje të fitoj edhe njëherë Champions-in.

Neymar? Po, natyrisht, siç thashë më herët, unë tashmë njoh njerëz këtu. Kur shikoj skuadrën, shoh shumë mundësi për të arritur qëllimin. PSG dhe unë po kërkojmë të njëjtën gjë. Tani që jemi ribashkuar, shpresoj se do të jemi më të fortë për të arritur atje. Nejmar, Di Maria, Paredes: Kam pasur kontakte me disa lojtarë. Ky ishte ndikimi më i madh.

Para se të largohesha nga Barça, u thashë tifozëve: Unë gjithmonë do të jem mirënjohës për dashurinë e treguar. Është shtëpia ime. Kam përjetuar shumë që nga fëmijëria ime. Ata e dinin që unë do të shkoja në një ekip konkurrues sepse jam fitues. Nuk kisha asnjë dyshim se PSG ndau qëllimet e mia. Të shohim nëse takohemi përsëri me Barçën.

Unë e kam ndjekur Ligue 1 sepse kam miq këtu, siç thashë. Ligue 1 është një kampionat që ka përparuar mirë vitet e fundit, veçanërisht falë PSG-së. E bën atë më konkurruese. Konkurrentët gjithashtu po përparojnë dhe duan të mposhtin Parisin. Do të jetë një stadium i ri, kundërshtarë të rinj.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb