Giacomo Vrioni zgjodhi të transferohet te New England Revolution, në MLS amerikane. Sulmuesi shqiptar ka thënë edhe fjalët e para pas zyrtarizimit, teksa është shprehur tejet i lumtur për këtë hap të ndërmarrë.

“Jam i emocionuar të filloj këtë kapitull tjetër të jetës dhe karrierës sime në Boston dhe Major League Soccer.Kam parë shumë lojtarë të talentuar të vijnë nga Evropa dhe shkëlqejnë në MLS, prandaj besoj se është koha e duhur për të ndërmarrë këtë hap në karrierën time. Mezi pres të takoj së shpejti të gjithë bashkëlojtarët e mi të rinj, trajnerët dhe mbështetësit e ekipit” – Tha ai.

Kartoni i Vrionit zotërohej nga Juventus, ndërsa në sezonin e fundit e pamë të luante për Tirol në Bundesligën austriake.

 

R4

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: