TIRANË- Muaji tetor duhet të ishte ai i sensibilizimit me fëmijët e sindromës Down dhe autik, por për ironi të fatit, prindërit e një fëmijë që vuan nga autizmi në Tiranë përballen me diskriminimin dhe kërkesat e vazhdueshme të prindërve të fëmijëve në shkollën “Skënder Caci” për ta larguar Arlindin 9-vjeçar nga shkolla. Pasi ka lënë punën për të ndjekur çështjen në shkollë e ministri, babai i 9-vjeçarit ndan me publikun dhimbjen e refuzimit të të birit përmes studios së emisionit “Me Zemër të Hapur”.

Ndonëse përpiqet të mirkuptojë prindërit e tjerë, ai nuk kërkon gjë tjetër veçse i biri të ndjehet i barabartë dhe të mos diskriminohet. Ai tregon se sa herë i biri ka shqetësime apo shfaq shenja agresiviteti, e shoqja është pas derës së klasës për ta marrë në shtëpi, por e ka të pamundur të dëgjojë se si prindërit e tjerë, i bëjnë gjyqin një fëmije me këtë sindromë, ndonëse ligjet e këtij vendi diktojnë që ai duhet të rrijë në komunitet.

“Qendrova në mbledhje vetëm 30 minuta, e kisha të pamundur të duroja gjyqin që i bëhej një fëmije autik, që po trajtohet si budallai i radhës…”,- tha babai.

Përkulemi para jush dhe sakrificave që bëni, Ju lutem na tregoni si nisi kjo histori?
Babai: Zbuluam autizmin rreth moshës 2 vjeçare…nusja dhe djali përfitojnë pension nga shteti. Djali herë pas here ka çrregullime, shfaq agresivitet dhe e ëma mundohet që këto të mos i transmetojnë tek të tjerët. E ëma ka qëndruar më te si në kopësht dhe shkollë. Djali, problemet i ka pasur edhe në parashkollore edhe në klasë të parë. Problemet nisën kur nusja nuk ka qëndruar në klasë, aty kanë nisur edhe ankesat. Nuk kam asgjë kundër asnjë prindi, dua vetëm të na kuptojnë. Nuk mund t’i hedhim në rrugë, Është bërë një mbledhje pa dijeninë tonë, nusja nuk është njoftuar nga kujdestarja ka qënë vetëm 2 metra larg… Nuk do arritja kurrë të kërkoja heqjen nga klasa të një fëmijë autik! Është njoftuar, është bërë mbledhja, është firmosur një deklaratë ku kërkohet heqja e djalit nga klasa… Drejtoresha e shkollës ka thënë pse nuk janë prindërit e Arlindit, mësuesja kujdestare tha që nuk kanë ardhur, por kjo lë hije dyshimi pasi ne nuk jemi njoftuar…Jemi ankuar në Drejtorinë Arsimore, atje na u tha se në bazëtë ligjeve dhe konventave ndërkombëtare, djali duhet të rrijë në klasë dhe të rikuperohet. Nusja ka çuar fëmijën, ka ndenjur vetëm 1 orë jo më shumë për shkak të sindromës që ka, kemi qënë disponibël që kjo të mos ndikojë tek nxënësit e tjerë…Vjen një ftesë tjetër nga mësuesja që po organizonin një mbledhje tjetër, unë kam lënë punën, kam shkuar në shkollën e djalit dhe i kam bërë një pyetje kush e organizon mbledhjen ju apo prindërit? Ajo ka ulur kokën për të mos më parë në sy dhe më tha: Prindërit. Gjatë ditës ka vendosur letër për të njoftuar mbledhjen. Isha në mbledhje, shkova që të komunikoja, se nusja nuk kishte fuqinë mendore që të përballej…U mundova t’i mirëkuptoj, e di që i çojnë fëmijët për të studiuar dhe përballen me një fëmijë me çrregullime…

Kush ishte problemi më i madh që prindërit shfaqen?
Babai: Agresiviteti i tij, më thanë që iu gris fletoret, dikujt shtyrje..Ka qënë nusja që ndërhynte sa herë djali kishte simptomat e veta, kjo që të tjerët të mësonin normalisht…

Sa ka ndikuar kjo gjë tek djali dhe fëmijët e tjerë?
Babai: Nuk mund të flas për të tjerët, flas për tim bir. Ne në familje jemi mësuar që të mos ia transmetojmë të tjerëve.

Nga përballja në çfarë konkluzioni dolët?

Babai: 30 minuta mbledhja vazhdoi akoma. Erdha dhe kërkova këtë gjë, që këta fëmijë të mos jenë të përjashtuar të mos quhen budallenjtë e radhës. Përjetova një stres të jashtëzakonshëm, ishte e pamundur të dëgjoja që i bëhej gjyqi një fëmije me atizëm në këtë rast, fëmija im.
Si reaguan kur u komunikua ligji?
Babai: U kërkua të largohej në klasë tjetër. Ju thashë pse ata s’do bëjnë të njejtën gjë?…U arrit deri aty sa të thuhet për një fëmijë s’do ikin 30 të tjerë, ta rrisin në shtëpi…këtu u largova! Më thanë që do shkonin në televizione, ndaj zgjodha unë i pari ta bëj publike historinë. Kam rezervat e mia për mësuesen kujdestare, i mirëkuptoj prindërit, i ftoj të na mirkuptojnë edhe ata, pasi nuk mund ta hedhim djalin në rrugë…

Kur nisën problemet me djalin?
Djali i ka pasur krizat gjithmonë, sepse po bën 2 vite në atë shkollë. Problemet nisin kur nusja nuk qëndron më në klasë. Me urdhër të psikologes, nuk u lejua më që nusja nuk duhet të qëndronte në klasë. Sapo ia komunikoi këtë mësueses kujdestare, ajo e priti shumë keq. Nusja rrinte jashtë, dhe e gjen njëherë e gjeti përtokë. Në mbledhjen ku është përpiluar kërkesa, ne nuk u ftuam. Nusja ka qenë në klasë dhe nuk i është thënë se do përpilohej kjo kërkesë. Pasi i është dhënë kërkesa gruas time, u njohëm më gjithçka. Ne hedhim hije dyshimi, pasi kujdestarja nuk tha fare asnjë informacion.

Shpresojmë që gjërat të ndryshojnë..
Besoj se ata do ndryshojnë dhe do reflektojnë. Do më kuptojnë mua, fëmijën, dhe familjen time.

vijon

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb