Prej gati një jave asaj nuk i janë fshirë lotët nga humbja më e madhe që ka pësuar, vdekja e vëllait të vetëm, 22-vjeçarit Ergi Dini në një aksident teksa provonte për herë të fundit adrenalinën e shpejtësisë bashkë me shokun e tij të ngushtë.

Por dhimbja dhe lotët që e kanë mbytur nuk ia kanë ndalur dot fjalët që i dalin nga zemra. Ndonëse e dërrmuar, ajo thotë se e ka dashur Ergin më shumë se veten. Barbana shprehet se e kishte imagjinuar fundin e botës, por kurrë humbjen e vëllait.

“Per 22 vite, kisha gjithe boten ne duar,prandaj e them me plot bindje qe i mora maksimumin e lumturise ksaj jete per sa kohe te kisha afer!Kisha menduar fundin e botes por jo te ndahesha prej teje!Te kisha shume me shume se vella!Kurre nuk e kam dashur veten sa te kam dashur dhe te dua ty!Ti ishe motiv, ishe inspirim jo vetem per mua, por per shume njerez! Mami, babi dhe Arlinda qe ti i doje pafund jane ketu ne “ferr” me mua, prandaj, ti pusho i qete”,- shkruan ajo në Instagram.

Barbana Dini

Ergi Dini u bë i njohur për publikun e gjerë në vitin 2013 që kur u paraqit në audicionet e “X Factor Albania” atje ku u shqua për një timbër zëri mjaft të veçantë dhe potent gjë që e shpalli fitimtar më pas. Por mbrëmë ai u përfshi në një aksident të frikshëm bashkë me mikun e tij dhe të dy humbën jetën. Dëshira për aventurë dhe shpejtësi duket se ka qenë shkaku i vdekjes së të rinjve.

Mësohet se motori me të cilin udhëtonin është ngritur me gomën e parë nga drejtuesi Kejdi Halili e për pasojë ai bashkë me Ergi Dinin janë rrëzuar. Plagët e marra kanë qenë fatale, duke humbur jetën të dy pak minuta pasi u transportuan në spitalin Ushtrak.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb