Në studion e emisionit “Real Story”, po diskutohet për hapjen e fushatës zgjedhore dhe fjalimet e dy liderve, atij të PS, Edi Rama dhe atij të PD-së, Lulzim Basha.

Drejtori i patentave, Blendi Gonxhe, tha se nuk u emocionua nga fjalimi i liderit demokrat. Nga krahu tjetër, kandidati i PD për qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj, tha se PD ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe do të mundohet t’i zgjidhë ato, më tej ai shtoi se qëllimi i Partisë Demokratike me aleatët është të anëtarësojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

Blendi Gonxhe:
Kam një histori që më lidh me partinë e tij, në ditët e para të saj. Më vjen keq për PD për atë që është sot. Për mua është shumë pak ajo që zoti Basha thotë e prezanton. Unë e kam ndjekur me interesin e një kundërshtari, natyrisht që edhe unë kam rolin tim në këtë betejë, por se di, është shumë i varfër fjalimi, është artificial, nuk ka pasion, nuk ndjek këto. Unë i përkas një pale tjetër dhe ndoshta se kam njësoj ndjenjën. Por pavarësisht se janë në opozitë, nuk kanë modesti. Ndërkohë që perceptorët tanë thonë që situata është ndryshe nga kjo që thonë ata. Ju zoti Alibeaj keni një rënie 33% si figurë politike. Nuk më krijon besim, nëse do të stakoja bindjet e mia. Mesazhi i Bashës më duket artificial, m’u duk si një fasho, si kapterët e fashos italiane të para luftës. Del një portret i një personi i kapur pas promterit për të mos bëjë një gabim. ky preson, nuk më transmeton atë që do të transmetonte pala tjetër.

Enkelejd Alibeaj:
Ne merremi me shqiptarët ju me FB. Këta shohin si është veshur dhe erdhi me vonesë apo jo. Unë te merrem tani pse i kishte dalë Ramës këmisha këtu. Këta njerëz kanë qeverisur shqiptarët për tetë vite. Ti u more me përqindjen. Unë flas për shqiptarët që ikin.

Blendi Gonxhe: Ti në rang vendi, je 33% më poshtë.

Enkelejd Alibeaj:
Do e tregosh ti për qytetarët e Fierit, leji ata. Juve nuk ju interesojnë njerëzit. Unë nuk jam person që hap dyert e liqenit.

Blendi Gonxhe:
Liqeni është vepra ime e jetës.

Enkelejd Alibeaj: Absolutisht zgjedhja që ka bërë Basha është kjo ,të jetë pozitive dhe të japë zgjedhje për shqiptarët. E kemi të prekshme, faktike, që arsimi shqiptar është i shkatërruar, rinia do të largohet, ekonomia shqiptare është zero. Këto janë hallet që ne dëgjojnë. Nuk besoj që shqiptarët thonë se ka rënë 33% figura e Alibeaj. Ky vend ka liberalizuar vizat, që prej 2008 është vend anëtar i NATO-s. E për këtë arsye ka vendosur dhe një target të vetin, edhe tryezat analitike. Kjo duhet të ishte sjellja e politikanit. Kanë thënë që qëllimi është futja e Shqipërisë në BE. E kanë dëgjuar shqiptarët, juve, do të jenë shqiptarët ata që do e vlerësojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb