TIRANË

Kryeministri Edi Rama ‘e akuzoi’ kryedemokratin Lulzim Basha se fjalimin e sotëm në parlament e kishte të fushatës elektorale. Ai tha se nuk nuk priste më shumë, por se nxori si shkak për këtë gjë dhe stresin.

“Do të isha i pavërtetë nëse do të thosha që prisja më shumë po sinqerisht si mund të vihet të flitet në emër të opozitës në këtë moment që dhe ju e quajtët shumë të rëndësishëm me një fjalim që është copy paste nga fjalimet e fushatës, treçereku dhe pastaj ca pjesë të tjera nëpër të vetëm përsëritje që mund të jetë dhe shkak i stresit, por nuk është kjo koha që unë të përgjigjem deri në fund. Ke boll kumrie kështu që këtu unë ndalem”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb