Analisti i njohur Arjan Vasjari, tha se kryeministri Edi Rama, nuk duhet të thoshte sot në çeljet e fushatës gjërat që do të bëjë, por ata që nuk janë bërë me atë që është premtuar.

Vasjari tha në “Real Story”, se Partia Socialiste ka bërë punë, por sipas tij, jo aq sa është premtuar nga 2013-ta deri më tani.

Vasjari shtoi se këtë fjalim hapës do të donte ta shihte si një fjalim pendese, por një gjë e tillë sipas tij nuk u pa.

“Kam një lloj frike. Ka një mbivendosje të fantazisë mbi realitetin, këto regjistrat ne dhe ata, këto regjistrat e dashurisë, ne jemi ata që e duam Shqipërinë, këta nuk funksionojnë. Ata që do të doja unë, për qeverinë sepse ajo e ka përgjegjësinë e jetës publike. Ka një lloj simetrie, ajo që unë do të doja të dëgjoja është kulturën e pendesës, të dëgjoj edhe në normë vërtetë të fortë etikën e përgjegjësisë, nuk flet për atë që do të bësh, por të flasësh në raport me ato që ke premtuar. Kanë bërë socialistët, por problemi nuk është ky. Kur të kanë votuar në 2013 të kanë votuar për shumë gjëra, por i thua që je shumë larg nga ata që janë premtuar. Kemi qenë në Vlorë, në shesh të “Flamurit”, u tha për Reformën në Drejtësi dhe kam thënë si mendon të menaxhosh marrëdhënien me opozitën. Ai më ka thënë që do të krijojmë një model që nuk është parë në Rajon. Përgjegjësia kryesore e pushtetit. Shqipëria në standardet demokratike ka bërë regres. Kur vijmë sot, edhe duam të bëjmë një gjykim realist, dua t’i them mos më thuaj çdo bësh, por ç’ke bërë. Kemi nevojë për një realitet”, tha Vasjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb