Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është drejtuar parlamentit italian këtë të martë, ku ka mbajtur një fjalim. Ai u tha deputetëve se vendi i tij është në prag të mbijetesës së luftës me Rusinë si dhe paralajmëroi se Moska ka si qëllim të depërtojë në pjesën tjetër të Evropës.

Ai u tha deputetëve italianë se vendi i tij ishte në prag të mbijetesës së luftës me Rusinë dhe paralajmëroi se Moska donte të depërtonte në pjesën tjetër të Evropës, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

“Për trupat ruse, Ukraina është porta e Evropës, ku duan të hyjnë, por barbaria nuk duhet të lejohet të kalojë”, tha ai.

Ai përsëriti apelin e tij të bërë në fjalimet e mëparshme për vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Rusisë.

Kryeministri italian Mario Draghi tha se vendi i tij dëshiron të shohë Ukrainën në BE dhe se duhet t’i ofrojë ndihmë ushtarake vendit për të ndalur masakrat.

Po ashtu, më herët, Zelensky ka folur edhe me Papa Françeskun, ku ka sugjeruar që Vatikani të luajë një rol ndërmjetëses me Rusinë, për përfundimin e luftës.

Në një postim në Tëitter, Zelensky tha se i tha Papës “situatën e vështirë humanitare” dhe se si korridoret e shpëtimit po bllokoheshin nga trupat ruse.

“Roli ndërmjetësues i Selisë së Shenjtë [juridiksionit të Papës] për t’i dhënë fund vuajtjes njerëzore do të vlerësohej.”

Kjo deklaratë vjen pasi Zelensky tha të hënën se Jerusalemi mund të jetë potencialisht një vend për bisedimet e ardhshme të paqes të nivelit të lartë midis Ukrainës dhe Moskës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: