Me anë të një komunikate për shtyp, klubi shkodran ka sqaruar opinionin publik se ka vërejtur në grupin e tifozëve kryeqytetas “Tirona Fanatics” se kanë shkruar fjalor fyes në profilin e tyre zyrtar, që nxit dhunë dhe në kundërshtim me parimet në futboll.

Klubi i Vllaznisë ka njoftuar FSHF-në për marrjen e masave të menjëhershme, si dhe ka vënë në dijeni klubin e Tiranës, por fjalët fyese ende qëndrojnë në faqen e “Tirona Fanatics”, ndaj për këtë tifogrup janë mbyllur tribunat e caktuara për ndeshjen e sotme.

NJOFTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË

“Klubi i Futbollit Vllaznia është i angazhuar maksimalisht në organizimin sa më të mirë të ndeshjes Vllaznia-Tirana duke u kujdesur maksimalisht për një qëndrim korrekt të tifozërive respektive në shkallët e stadiumit.

Konstatohet se grupimi “Tirona Fanatics” përmes faqes së tij zyrtare, në njoftimin dhe përgatitjen e tifozërisë tiranase për të marrë pjesë në këtë takim, ka lëshuar fyerje të cilat nxisin dhunë dhe janë të papranueshme për principet dhe misionin e futbollit.

Për sa më sipër, ditën e djeshme kemi njoftuar Federaten Shqiptare të Futbollit dhe Klubin e Futbollit Tirana për marrjen e masave të menjëhershme dhe heqjen e fjalëve të papërshtatshme në postimin e këtij grupimi.

Por, përtej angazhimit dhe mirëkuptimit të FSHF-së dhe Klubit Tirana, deri sot në mesditë nuk ka patur asnjë reagim duke mbetur e njëjta situatë. Për sa më sipër, KF Vllaznia me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatave të dhunës, do të mbajë të mbyllura tribunat E4 dhe E5 të planifikuara për grupimin e tifozëve të Tiranës. Ju falenderojmë për mirëkuptimin!”

Capture

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb