Deputetja demokrate, Flutura Açka është distancuar nga ofendimet e përdorura prej kryeministrit Edi Rama, në foltoren e Kuvendit.

Si anëtare në komisionin e Etikës, ajo tha se do të depozitojë atje sjelljen e kryeministrit e shpresoi që të merren masa.

“Si anëtare e sekretariatit të etikës, kam dashur të them edhe dje. Ajo që ka ndodhur dje ka qenë kulmi i këtyre ditëve dhe sulmi fyes i kryeministrit. Është ajo etike të përdoret ajo gjuhë që ai ka përdorur dje. Nuk pati këtu asnjë vërejtje. Do të ishte e mirëkuptueshme nëse zoti Balla do e merrte fjalën dje dhe zonja Bushka dje.

Nuk e morën dje, e të kenë parasysh që të jenë më korrekt me gjënë e djeshme e të vijnë sot e të bëjnë vërejtjet e tyre. Sjelljen e kryeministrit do e depozitoj në sekretariat dhe shpresoj të merrni masa. Ju keni të drejtën tuaj të silleni e përunjur përpara kryeministrit tuaj, por ne nuk e kemi detyrim këtë gjë. Nëse ju ndiheni e zgërlaqur para tij e nuk flisni, ne nuk e kemi këtë sjellje, jo vetëm para kryetarit tuaj, por edhe para kryetarit tonë”, tha Açka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: