TIRANE-Moderatorja e mirënjohur Fjodora Fjora i rikthehet formatit “Chic”. Këtë herë ka zgjedhur ekranin e “News 24” për të sjellë këtë sukses të sajin. Që prej 20 janarit, çdo të martë publiku do të mund të ndjekë në prime time programin e Fjodorës. “Këtë herë kam vendosur të vij me ‘Chic’, pasi dihet që është një format që ka korrur mjaft sukses. Do të vijë më i rifreskuar në formë dhe përmbajtje, natyrisht. Nga ora 20:00 deri në orën 21:00, do të shoqëroj publikun me tema të ndryshme kulturore, artistike, madje dhe argëtuese. Do të gjejnë hapësirë edhe tendencat më të fundit të modës, arredimit e dizajnit. Kjo për të pasur si audiencë dhe një target-grup tjetër, pra moshat e reja. Do të jetë e ndarë në tri rubrika; të ftuarit e mi do të jenë si në studio, ashtu edhe jashtë saj, pasi kështu është ideuar programi”, – shprehet moderatorja. Fjodora Fjora është një emër i njohur për ekranin shqiptar. Që prej vitit 1999 ajo është pjesë aktive e televizioneve tona.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: