Ajo ka qënë kryeqendra e mediave roze për historinë e saj me Fisnik Sylën. Mirëpo këtë herë, Fjolla Morina ka eklipsuar çdo gjë tjetër, duke u përqëndruar tek fëmijët e saj.

Me anë të një postimi në Instagram, këngëtarja ka uruar ditëlindjen e shtatë të vajzës së saj, Alayah.
Ma morën mësysh vajzën’, Fjolla Morina tregon ç’i ndodhi të bijës – Showbizz Shqiptar

Në një dedikim të gjatë, përveç fjalëve më të ndjera, Fjolla rrëfen edhe momentet e vështira që ka hasur gjatë sjelljes në jetë të vajzës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndër të tjera ajo tregoi se sakrifikoi shumë, vetëm që ajo të jetonte.

Alayah! Urime ditëlindja e 7 fëmijë të uroj ta kesh shëndetin të priftë e mbara gjatë gjithë jetës. Beba e vogël të do mami shumë. Zoti të bekoftë. U flijova shumë që mos ta lejoja ta humb atë që Zoti dashti të ma dhuroj.

U pajtova me gjithçka por jo të mos sjellja ty në jetë bija ime. Nuk ishte e lehtë për mua të qenurit baba e nanë. Lus Zotin të bëhesh vajzë e mbarë një ditë të rritesh e të bëhesh e fortë ashtu si unë,”-shkruan Morina krahas një albumi fotografik me Alayah.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb