TIRANE

Diasa ditë më parë gjykata vendosi “arrest shtëpie” për këngëtaren Fjolla Moria, e cila u kap me dy armë në pikën kufitare të Morinës të shtunën e kaluar.

Gjatë kësaj kohe, në pritje të një vendimi të dytë nga gjykata, Fjolla është e detyruar të qëndrojë në një banesë me qira në Kukës.

Fjolla Morina po hynte në territorin shqiptar me makinën e saj “Audi Q7”, të shtunën e kaluar, e shoqëruar nga dy persona të tjerë. Gjetja e dy pistoletave i kushtoi asaj masën “arrest shtëpie” nga gjykata.

Gjatë kësaj jave, Fjolla është e detyruar të qëndrojë brenda një banese në Kukës, nga e cila është fotografuar ditët e fundit duke komunikuar në telefon e duke u marrë me vajzat e saj.

Nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Prive, këngëtarja shfaqet krejt ndryshe nga ç’duket në ekran, e shkujdesuar dhe e përqëndruar në telefonin e saj.

Këto foto të shkëputura nga një moment kur këngëtarja del në dritare tregojnë qartë që Fjolla po e respekton me rigorozitet vendimin e gjykatës së Kukësit, derisa të vendoset përfundimisht ç’vendim do të merret për të.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: