Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka bërë një postim në rrjete sociale.

Postimi në fjalë, është një dedikim emocionues për gjyshen e këngëtares, e cila u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare.

“Me këtë buzëqeshje do të mbajmë mend gjithë jetën! U prehsh në paqe gjyshja ime e dashur. Ditëlindjen tënde nesër do ta festojmë pak më ndryshe. Duart tona të lidhura në momentet e fundit të jetës tënde nuk do t’i harroj kurrë”, ka shkruar Morina.

Këngëtarja gjithashtu, ka publikuar foto nga arkivat, ku shihet me gjyshen e saj, duke e përqafuar në festën e ditëlindjes së saj të 95-ë.

Fjolla ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të martesës me biznesmenin Fisnik Syla, por edhe për faktin se ajo është dënuar me burg nga një Gjykatë e Shqipërisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb