TIRANE- Nuk jemi mësuar që të shohim këngëtaren Fjolla Morinën të mërzitur, aq më tepër duke u përlotur. Teksa performoi në ‘Dance with me’, ku u vlerësua shumë nga juria, Morina u prek teksa tregonte se vajza e saj e vogël Alayah ishte e sëmurë.

Mësohet se këngëtarja kishte bërë pak prova për këtë javë, pasi ishte dashur të kujdesej për vajzën e saj, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Po ashtu, këngëtarja pohoi se vajza e saj ishte bërë më mirë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: