Nga: GERILINA KODHELI*
PRISHTINE – Pak muaj më parë, kopertinat e mediave rozë janë pushtuar nga lajmi se Fjolla Morina kishte gjetur dashurinë në krahët e një biznesmeni nga Kosova, madje se ishte edhe në pritje të fëmijës së tij.

Por, siç duket, gjërat nuk kanë qenë kaq fjollë për Fjollën, e aq më pak janë tani. Këngëtarja e njohur ka qenë së fundi viktimë e një sherri, pikërisht nga babai i vajzës së saj Alayah.

Burime të “Bluetooth” kanë shpjeguar se ngjarja ka ndodhur në një nga qendrat tregtare më të mëdha në Prishtinë, ku Fjolla së bashku me nënën e saj ishin duke pirë një kafe dhe bashkë me to ishte edhe vogëlushja Alayah. Por, aty ka mbërritur babai i vajzës, i cili është drejtuar nga këngëtarja dhe e ka dhunuar atë.

Sipas burimeve, Fjolla ka shpëtuar pa lëndime, për shkak se ka reaguar menjëherë dhe është ndihmuar edhe nga persona të pranishëm në lokalin ku ndodhej. Megjithatë, ajo që e ka bërë edhe më dramatike situatën, ka qenë fakti se gjithçka ka ndodhur në sy të nënës së Fjollës dhe vajzës së mitur.
Burime pranë këngëtares kanë zbuluar se para lindjes, Fjolla nuk ka pasur marrëdhënie shumë të lumtura me Flamurin, dhe mësohet se më herët ai i ka kërkuar këngëtares të ndërpresë shtatzëninë.

Por, Fjolla Morina nuk ka pranuar të bëjë diçka të tillë dhe e ka çuar në fund shtatzëninë, duke sjellë kështu në jetë vajzën e saj, 12 vite pas lindjes së vajzës së saj të parë. Ne të “Bluetooth” kemi kontaktuar këngëtaren, e cila nuk e ka mohuar ngjarjen, ndonëse është shprehur se meqë bëhet fjalë për diçka shumë private nuk dëshiron të prononcohet në lidhje me këtë temë.

Megjithatë, këngëtarja ende është e pavendosur nëse do të bëjë një denoncim në polici për sulmin ndaj saj, ndonëse burime të “Bluetooth” shpjegojnë se me gjasë, Fjolla Morina nuk dëshiron të përfshijë policinë në konfliktin me ish-partnerin, i cili aktualisht është fejuar me një tjetër vajzë.

Këngëtarja: Do të jem vetë nënë dhe baba për vajzën
Fjolla Morina është një nga emrat më të lakuar në skenën shqiptare, por bashkë me të, jo më pak i lakuar ka qenë edhe emri i ish-partnerit të saj, babai i vajzës që ka lindur disa javë më parë. E ndërsa për disa muaj me radhë Fjolla u përpoq të fshihte shtatzëninë, më në fund ajo pranoi në një deklaratë publike, jo vetëm që ishte në pritje të një fëmije, por edhe se babai i vajzës që tashmë ka ardhur në jetë ishte biznesmeni kosovar që jetonte dhe punonte në Dubai, Flamur Azemi. “Po, po ai është”, ka pohuar Fjolla e pyetur për çështjen në emisionin “Zonë e Lirë”, ndonëse deklarata pasuese ngriti menjëherë një tymnajë thashethemesh. “Por nënë e babë jam unë”, ka shtuar këngëtarja gjatë intervistës, duke lënë të kuptohet se ajo dhe partneri i saj nuk ishin më bashkë.

Si u njoh me biznesmenin dhe kur përfundoi lidhja e tyre
E diskutuar shpesh në media për marrëdhëniet me meshkujt, këngëtarja Fjolla Morina kishte arritur të fshihte lidhjen e saj 2-vjeçare me Flamur Azemin. Këngëtarja ishte njohur me biznesmenin në Prishtinë, ndonëse ai biznesin e tij e kishte fokusuar në Republikën Çeke, e më pas edhe në Dubai. Udhëtimet e shpeshta të këngëtares në vendin turistik ishin pikërisht me të dashurin, të cilin këngëtarja e zbuloi vetëm pas lajmit të shtatzënisë. Sidoqoftë, në atë moment ishte tepër vonë, pasi romanca e bukur e Fjollës kishte përfunduar, e siç thuhet, jo në mënyrë aq paqësore. Aktualisht këngëtarja vazhdon të jetë single, ndërsa babai i vajzës së saj thuhet se është fejuar me një vajzë tjetër.

REAGON KËNGËTARJA: E FEJUARA E FLAMURIT TENTOI TË MË GODISTE ME THIKË
E kontaktuar nga “Prive”, Fjolla tha se sherri në qendrën tregtare ka nisur pasi e fejuara e Flamurit ka shkuar në tavolinën ku ajo ishte ulur me nënën dhe vajzën dy muajshe Alayah. Sipas Fjollës, e fejuara e ish-të dashurit të saj ka tentuar ta sulmojë me thikën që  gjendej në tavolinën e restorantit, teksa ka ndërhyrë biznesmeni.

Ai ka goditur me shuplakë Fjolla Morinën, në prani të nënës dhe të bijës, për tu larguar më pas nga vendi ku ndodhi sherri. Këngëtarja për rastin në fjalë ka njoftuar policinë dhe do t’i drejtohet gjykatës për të gjetur drejtësi ndaj ish-partnerit dhe të fejuarës së tij.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: