Ajo e ka provuar ndjesinë e të qenit nënë tetë vite më parë, e kjo lumturi i është kthyer për herë të dytë. Burime pranë këngëtares kosovare Fjolla Morina konfirmojnë për “Bluetooth” se ajo është shtatzënë. Djali që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares seksi është nga Kosova dhe quhet Flamur.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ai është biznesmen, mjaft i pasur dhe jeton në Dubai. Nuk dimë ende se prej sa
kohësh vazhdon lidhja e të dyve, sepse Fjolla së fundmi është treguar tejet e kujdesshme sa i takon jetës së saj private. Sigurisht jo pak përshtypje kanë bërë makinat e shtrenjta me të cilat këngëtarja është parë këto kohë e pushimet e saj
ekzotike. Mirëpo shumëkush ka menduar se këto lukse vijnë nga puna e Fjollës me koncerte. Tani që doli lajmi i shtatzënisë, të gjithë kuptuam se prioritetet e kosovares seksi paskan qenë të tjera.

E në fakt, Fjolla nuk është parë më as me materiale të reja muzikore. Këngëtarja ka ca që nuk ka realizuar videoklipe duke u tërhequr dukshëm nga aktivitetet profesionale. Shtatzënia e Fjollës vjen pas 8 vitesh, që nga lindja e vajzës së saj Lediana nga martesa e parë.

 

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: