Biznesmeni Fisnik Syla disa javë më parë i propozoi për martesë Fjolla Morinës. Ajo i tha “PO” këtij propozimi, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e saj dhe duke dhënë lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë.

Prej disa ditësh raportohet se ajo dhe Fisniku do të martohen, ndaj përgatitjet për dasmën kanë nisur që tani.

Së fundmi, në media po qarkullon lajmi se ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në fillim të muajit dhjetor. Çifti ka menduar organizimin e dasmës së tyre në Shqipëri dhe ceremonia do të jetë private dhe jo me shumë persona të ftuar.

Në rrjete sociale Fjolla nuk i kursen momentet e veçanta me partnerin e zemrës, ndërsa sonte ka treguar arsyen për të cilën ata “grinden” më shpesh.

E kemi fjalën për peshën e Fjollës, pyetje të cilën duket se këngëtarja ia bën shpesh Fisnikut.

“Zemër, a jom e trashë a?”

“Flej tash loqk, nesër përlahem”- është biseda e tyre me nota humori, të cilën Fjolla e ndau në InstaStory.

Disa ditë më parë përfundoi hetimi për këngëtaren, teksa dosja për të do të kalojë në gjykim pas mbledhjes të së gjitha provave. Ndërsa sa i përket dy personave të tjerë që ndodheshin në makinë me të, bisnesmenit Fisnik Syla dhe shoferit Fitim Muji, Prokuroria ka vendosur që të pushojë çështjen pasi nuk ka gjetur vepër penale të kryer nga ta.

Fjolla 1
Fjolla 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb