Është mbajtur ditën e enjte në qytetin e Gjilanit, “Zhurma Show Awards”. Edhe këtë vit, në tapetin e kuq parakaluan disa prej personazheve më të njohur të showbizzit. Ajo që ka shkaktuar më shumë zhurmë me performancën e saj ka qenë Fjolla Morina.

Ka vetëm pak kohë që është bërë nënë, megjithatë ka guxuar së tepërmi me veshjen. Një fustan i gjatë, ngjyrë të kuqe, ka qenë zgjedhja e saj, e natyrisht që gjithë vëmendjen e ka marrë dekolteja shpërthyese e këngëtares. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i fansave, që e kanë kritikuar për ekstravagancën e përdorur.

Sipas atyre që i kanë komentuar Fjollës, nuk duhet të guxojë me të tillë zhveshje, sidomos pak ditë pasi është bërë nënë. Megjithatë këngëtarja kosovare nuk është shqetësuar shumë nga këto kritika dhe ka vijuar të postojë foto nga mbrëmja gala.

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: