Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, vazhdon të mbetet një prej femrave më të famshme të showbizit shqiptar.

Ajo vazhdon të jetë e angazhuar në muzikë dhe nuk mungon në eventet e shumta televizive në vend.

Së fundmi, këngëtarja është bërë pjesë e sfilatës së re të stilistit të njohur maqedonas, Zlatko Jovanovski.

Ajo është paraqitur në sfilatën e këtij të fundit me një veshje mjaft të guximshme, me bikini me pupla, duke vënë në pah linjat e saj atraktive.
Ndërkohë, Fjolla ka realizuar edhe nje set provokues në Shkup, ku përkundrejt temperaturave të ftohta, nuk ka hezituar të pozojë me bikini në qendrën e kryeqytetit maqedonas.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb